Mediat britanike zbulojnë të ardhmen e Guardiolas

Mediat britanike zbulojnë të ardhmen e Guardiolas

Sport November 08, 2019 - 20:50
Detajet

Barazimi 1-1 ndaj Manchester City i dha pikën e parë Atalantas në grupeve të UEFA Champions League për sezonin 2019-2020.

Por, pika e Bergamaskëve, ku aktivizohet edhe lojtari i kombëtares shqiptare, Berat Djimsiti nuk është sinjali i vetëm që kampionati italian ka fituar ndjeshëm pikë në këto vitet e fundit.

Kjo pasi sipas "The Times", Pep Guardiola ka shtuar "dashurinë" për ekipet e Seria A dhe pas vitit 2020, periudhë kur i skadon edhe kontrata me Manchester City do të mendojë për një aventurë në Itali.

Nuk dihet ende skuadra pretendente për të siguruar shërbimet e spanjollit, me Milanin që besohet të jetë ajo e duhura. Gjithsesi, në garë për Guardiolën pritet të futet edhe ekipe si Napoli dhe Juventusi.