Statistikat e Kosovës në ndeshjet që i ka zhvilluar pa Muriqin në skuadër

Statistikat e Kosovës në ndeshjet që i ka zhvilluar pa Muriqin në skuadër

Sport November 13, 2019 - 10:37
Detajet

Trajneri Bernard Challandes nuk do të mundë të mbështetet në ndihmën e sulmuesit Vedat Muriqi në dy ndeshjet vendimtare të Kosovës për kualifikim nga Grupi A në Kampionatin Evropian 2020. Muriqi ka luajtur në shumicën e ndeshjeve të “Dardanëve”, por çfarë rezultati ka marrë Kosova në ndeshjet që ai ka munguar?

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se sulmuesi i Fenerbahces Vedat Muriqi nuk do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Kosovës në ndeshjet finale për kualifikime në Euro 2020.

Mungesa e Muriqit, i cili është në formë të shkëlqyer kohët e fundit, është një goditje e rëndë për trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes, i cili duhet të mendojë për ndryshime në sulm para se verdhekaltrit të udhëtojnë drejt Plzen për përballjen me Çekinë këtë të enjte dhe për përballjen me Anglinë tre ditë më vonë në Prishtinë.

Që kur Challandes është në pozitën e trajnerit, 25-vjeçari ka munguar vetëm në ndeshjet e fundit miqësore, kundër Gjibraltarit, të cilën Kosova e fitoi me rezultat 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Rëndësia e Muriqit në skuadrën e Kosovës është aq e madhe saqë për ta gjetur ndeshjet paraprake të fundit në të cilin Muriqi s’ka luajtur për Kosovën duhet të kthehesh më 11 qershor të vitit 2017, kur trajner ishte ende Albert Bunjaki.

Image

Në atë periudhë, kur Kosova po zhvillonte ndeshje në kuadër të Grupit I të kampanjës kualifikuese për Kupën e Botës 2018. Prej dhjetë ndeshjeve të zhvilluara në këtë grup, Muriqi mungoi në katër prej tyre – tri prej të cilave Kosova i humbi, ndërsa tjetrën e barazoi

Muriqi ka qenë vendimtare në ndeshjet e zhvilluara deri më tash të Kosovës në kampanjën kualifikuese për EURO 2020, duke luajtur në të gjitha gjashtë ndeshjet – në të cilat i shënoi katër gola dhe i bëri dy asiste./Express