Mediumi turk 'Aksam' zbulon gjendjen e Vedat Muriqit

Mediumi turk 'Aksam' zbulon gjendjen e Vedat Muriqit

Sport November 13, 2019 - 11:06
Detajet

Vedat Muriqi do ta vazhdojë trajtimin mjekësor në Stamboll.

Sulmuesi i Fenerbahçes i cili u lëndua në ndeshjen kundër Kasimpasas në fundjavë, do t’i mungojë Kosovës në dy ndeshjet e radhës – ndaj Çekisë dhe Anglisë, shkruan Zëri.info.

Muriqi në fitoren 3:2 ndaj Kasimpasas shënoi dy gola nga pika e bardhë, por që tashmë prizrenasi ka marrë një ‘goditje’ të rëndë në Kosovë.

Ndërsa, mediumi turk ‘Aksam’ raporton se Muriqi është nisur për në Stamboll, atje edhe ku do të trajtohet më tutje.

“Përkundër të gjitha përpjekjeve dhe vendosshmërisë së tij, Muriqi nuk do të jetë pjesë e skuadrës shkaku i lëndimit”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

25-vjeçari ka qenë në formë të mirë me klubin dhe Përfaqësuesen këtë vit, derisa shkaku i lëndimit ai pritet të mungojë rreth një muaj./Zëri.info