Super-ndeshje dhe rezultate spektakolare nga ndeshjet e sotme për 'Euro 2020', mësohet fati i Zvicrës së shqiptarëve

Super-ndeshje dhe rezultate spektakolare nga ndeshjet e sotme për 'Euro 2020', mësohet fati i Zvicrës së shqiptarëve

Sport November 18, 2019 - 22:43
Detajet

Nv kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 'Euro 2020', sonte janë zhvilluar tetë ndeshje interesante.

Zvicra ka arritur që ta prejë biletën për Kampionatin Evropian me një fitore të thellë 1:6 ndaj Gjibraltarit, raporton Zëri.info.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Victoria Stadium', Cedric ('10,'84), Vargas ('50), Fassnacht ('57) dhe Xhaka ('86) shënuan golat e fitores për Zvicrën.

Kurse, golin e vetëm dhe të nderit për vendasit e shënoi Styche në minutën e 74-t të ndeshjes.

Me këtë fitore, Zvicra e mbyll ciklin eliminator në vendin e parë në grupin D me 17 pikë, teksa Danimarka që barazoi 1:1 me Irlandën u kualifikua poashtu nga vendi i dytë.

Nga ana tjetër, në grupin F, Spanja e 'demoloi' Rumaninë duke e mposhtur me rezultat 5:0 në 'Wanda Metropolitano'.

Fabian ('8), Moreno ('33), Morata ('43), Rus (og,'45) dhe Oyarzabal ('90) shënuan golat e fitores për 'Furinë e Kuqe'.

Image

Në dy ndeshjet tjera të këtij grupi, Norvegjia mposhti 1:2 Maltën, kurse Suedia triumfoi 3:0 ndaj Ishujve Faroe.

Vendin e parë në grupin F e ka Spanja me 26 pikë, e ndjekur nga Suedia me 21 sosh, derisa këto dy skuadra vazhdojnë tutje në 'Euro 2020'.

Për fund, në grupin J, Italia 'shpartalloi' Armeninë duke e mposhtur me rezultat 9:1.

Immobile ('8,'33), Zaniolo ('9,'64), Barella ('29), Romagnoli ('72), Jorginho ('75), Orsolini ('78) dhe Chiesa ('81) shënuan për italianët, derisa për armenët shënoi Babayan ('79).

Image

Në dy ndeshjet tjera të këtij grupi, Greqia mposhti 2:1 Finlandën, kurse Bosnja triumfoi 0:3 në udhëtim te Lihtenshajni.

Italia dhe Finlanda janë të kualifikura në grup me 30 pikë, respektivisht 18 pikë./Zëri.info