Reagimi interesant i Granit Xhakës pas kualifikimit të Zvicrës në 'Euro 2020' - 'thumbon' Arsenalin me këtë postim

Reagimi interesant i Granit Xhakës pas kualifikimit të Zvicrës në 'Euro 2020' - 'thumbon' Arsenalin me këtë postim

Sport November 18, 2019 - 23:53
Detajet

Zvicra është njëra prej 19 Kombëtareve që tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Me fitoren e sotme 1:6 ndaj Gjibraltarit, helvetikët e kanë siguruar biletën për 'Euro 2020' duke e kryesuar grupin D, shkruan Zëri.info.

Në fitoren e sontme në 'Victoria Stadium', mesfushori nga Kosova Granit Xhaka ishte njëri prej golashënuesve të Zvicrës.

Pas ndeshjes, Xhaka ka publikuar një postim interesant në rrjetin social 'Facebook'.

"Vëllai im në të majtë, vëllai im në të djathtë, së bashku qëndrojmë, së bashku ne luftojmë. Në bashkim është fuqia, në fuqi është fitorja. 'Euro 2020' ne po vijmë. Shumë krenar me këtë skuadër", ka shkruar Xhaka në 'Facebook'.

Me këtë postim, Xhaka ka 'irrituar' paksa edhe Arsenalin, skuadër në të cilën ai nuk ka luajtur që prej muajit të kaluar pas një incidenti me tifozët./Zëri.info