Italia thyen dy rekorde mahnitëse me fitoren e thellë ndaj Armenisë në Palermo

Italia thyen dy rekorde mahnitëse me fitoren e thellë ndaj Armenisë në Palermo

Sport November 19, 2019 - 09:13
Detajet

Italia ka vendosur dy rekorde dhe ishte pranë të thyejë edhe rekorde tjera me fitoren 9:1 kundër Armenisë në Palermo në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Për herë të parë, Italia kishte shtatë golashënuesë të ndryshëm në një ndeshje, derisa ata ‘Azzurri’ i ka fituar të gjitha ndeshjet eliminatore në grupin përkatës në një cikël të tillë të Evropianit apo Botërorit për herë të parë, shkruan Zëri.info.

Ciro Immobile dhe Nicolo Zaniolo shënuan nga dy gola mbrëmë, derisa rrjetën e gjetën edhe Nicolo Barella, Alessio Romagnoli, Jorginho, Federico Chiesa dhe debutuesi Riccardo Orsolini.

Dy golat e Zaniolos e bëjnë anëtarin e Romës futbollistin më të ri që shënon për Kombëtaren italiane në moshën 20-vjeçare.

Duke folur për ‘Rai Sport’ pas ndeshjes, Zaniolo tha: “Jam shumë i lumtur, kam realizuar një tjetër ëndërr. Do të duhej të ishte vetëm fillimi”.

Është hera e katër që Italia shënon nëntë gola në një ndeshje, pasi këtë rezultat e ka arritur edhe në tri raste tjera./Zëri.info