Sarri synon ta ndihmojë Ronaldon, 'thumbon' papritmas Messin

Sarri synon ta ndihmojë Ronaldon, 'thumbon' papritmas Messin

Sport January 16, 2020 - 09:37
Sarri është i përcaktuar te Ronaldo, duke e lavdëruar portugezin pas fitores 4:0 mbrëmë ndaj Udineses në Kupën e Italisë.

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka thënë se është me të vërtetë ‘dëshpëruese’ ta shohësh se ka futbollistë që kanë më shumë “Topa të Artë” se super-ylli Cristiano Ronaldo.

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messit e ka një të tillë më shumë se Ronaldo, duke e fituar të gjashtin në dhjetor, shkruan Zëri.info.

Rezultati erdhi pavarësisht se Ronaldo e ndihmoi Juventusin ta fitojë titullin e tetë me radhë të Serie A dhe Portugalinë ta fitojë Ligën e Kombeve.

Sarri është i përcaktuar te Ronaldo, duke e lavdëruar portugezin pas fitores 4:0 mbrëmë ndaj Udineses në Kupën e Italisë.

Image

“Do të doja që për herë të parë, Ronaldo ta fitonte “Topin e Artë” të gjashtë”, ka thënë Sarri për gazetarët.

“Është dëshpëruese ta mendosh se ka dikush tjetër që e ka fituar këtë çmim më shumë se Ronaldo. Unë mendoj për të dhe ta ndihmoj atë”, vlerësoi më tej Sarri.

Ndryshe, Ronaldo e ka fituar pesë herë këtë çmim, kurse Leo Messi gjashtë herë./Zëri.info