Donis Avdijaj shkëput kontratën me Trabzonsporin

Donis Avdijaj shkëput kontratën me Trabzonsporin

Sport January 17, 2020 - 16:32
Detajet

Donis Avdijaj nuk është e thënë të rehatohet.

Ylli i Kosovës, Avdijaj, nuk ka pasur aventurë të mirë as në Turqi, me skuadrën e Trabzonspor.

‘beIN Sports TR’ njofton se Trabzonspor dhe Donis Avdijaj kanë shkëputur kontratën, transmeton lajmi.net.

23 vjeçari ka regjistruar tetë paraqitje me Trabzonspor në Superligën e Turqisë, gjatë edicionit 2019/20, duke shënuar një gol dhe një asistim.

Ai ka pasur edhe dy paraqitje në Kupën e Turqisë, ku nuk ka arritur të lë gjurmë.

Mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i ardhshëm i ‘telashegjiut’ Avdijaj.