‘Taysoni shqiptar’ nesër përballet me një kundërshtar të jashtëzakonshëm

‘Taysoni shqiptar’ nesër përballet me një kundërshtar të jashtëzakonshëm

Sport January 17, 2020 - 19:34
Të shtunën në mbrëmje në Hamburg, boksieri shqiptar do të ngjitet në ring për duelin ndaj boksierit gjerman

Të shtunën në mbrëmje në “Edel Optics Arena” të Hamburgut, boksieri shqiptar nga Korita e Gostivarit, Nuri Seferi i njohur si “Taysoni shqiptar” do të ngjitet në ring në luftën e tij të 50 –të në boksin profesional në peshat e rënda. Kundërshtari i tij është boksieri gjerman 36 vjeçari Mazen Girke i cili në karrierën e tij ka 128 lufta.

Në vigjile të luftës së nesërme sot janë bërë matjet zyrtare.

Nuri Seferi përgatitjet e tij i ka zhvilluar në Zvicër dhe Gjermani, ndërsa pas festave të fundvitit së bashku me trajnerin e tij Bulent Bashark ka punuar në Hamburg. Lufta e së shtunës është caktuar të zgjas 8 raunde. Taysoni shqiptar në karrierën e tij në boksin profesional deri më tani ka pasur 49 lufta prejt të cilave 40 fitore dhe 9 humbje.