E papritshme Tanzania mposhti Kosovën

E papritshme Tanzania mposhti Kosovën

Sport January 17, 2020 - 19:40

Një rezultat aspak i pritshëm ka ardhur nga Përfaqësuesja e Kosovës U17 në futboll.

Kosova ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut “Mercedes Benz Aegean Cup International Youth Tournament” që po mblate në Izmir të Turqisë, shkruan Zëri.info.

Pas humbjes nga Turqia, djemtë e drejtuar nga Besnik Kollari kanë pësuar humbje nga Tanzania, me rezultat 4:2. Ndeshjen e fundit në grup Kosova e zhvillon më 19 janar kundër Republikës së Irlandës, e cila sot pësoi humbje nga Turqia. /Zëri.info