Zyrtare: Interi bën goditjen e parë

Zyrtare: Interi bën goditjen e parë

Sport January 17, 2020 - 20:14

Inter ka prezantuar zyrtarisht afrimin e parë të merkatos së janarit. Në një komunikatë zyrtare, zikaltrit njoftojnë afrimin e Ashley Young. Anglezi ka firmosur deri në fund të sezonit, teksa në kontratë do të ketë një opsion rinovimi edhe për sezonin e ardhshëm.

34-vjeçari vjen nga Manchester United dhe pritet të jetë një lojtar i domosdoshëm në krah për skemën 3-5-2 të Antonio Contes.