Llapi nesër përballet me skuadrën shqiptare

Llapi nesër përballet me skuadrën shqiptare

Sport January 17, 2020 - 22:06
Skuadra Llapjanet sot ka sjell disa risi

Skuadra e Llapit vazhdon me intensitet të lartë përgatitjet në Durrës të Shqipërisë atje ku është akomoduar tashmë. Skuadra Llapjanet sot ka sjell disa risi duke angazhuar fillimisht trajnerin kondicional turkun Mustafa Serdar Basaran si dhe mesfushorin shkodran Ersil Ymeraj, shkruan Zëri.info.

Llapi sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në Olympic Park në Durrës nën ndriçimin e reflektorëve, ndërsa nesër nga ora 14:00do ta zhvillojë ndeshjen kontrolluese ndaj KF Egnatia në Tropikal Resort. /Zëri.info