Ballkani nesër përballet me skuadrën iraniane

Ballkani nesër përballet me skuadrën iraniane

Sport January 17, 2020 - 22:42
Skuadra e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi tash e tri ditë është në bregdetin turk

Kampioni vjeshtor i Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani po vazhdon me përgatitjet që po i zhvillon në Antalia të Turqisë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ismet Munishi tash e tri ditë është në bregdetin turk ndërsa nesër do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me skuadrën iraniane Tractor, shkruan Zëri.info

“Siç jeni në dijeni përmes njoftimeve paraprake ju kemi informuar se FC Ballkani është duke zhvilluar fazën përgatitore në Lara (Antalia) - Turqi. Pas tri ditëve stërvitje nesër zhvillojmë ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare.

Për kundërshtar kemi përzgjedhur as më pak, as me shumë por një arrë të fort nga Persia e largët, aty ku edhe mbreti Leonidas është gjunjëzuar me të famëshmit “300”. Si do të jetë epilogu tani pas disa shekuj do të na dëshmojnë në fushen e blertë qunat tanë të udhëhequr nga kapiteni Visar Berisha.

FC Ballkani - S.C. Tractor - Irani

18.01.2020, ora 16:00.

Vendi: Lara (Antalia) – Turqi”, ka shkruar FC Ballkani. /Zëri.info