Young prezantohet tek Interi

Young prezantohet tek Interi

Sport January 17, 2020 - 22:56
Young, i cili ka qenë pjesë e Manchester Unitedit, pasi ka kryer kontrollimet mjekësore tek Interi, sot është prezantuar

Skuadra italiane Inter ka prezantuar mbrojtësin anglez, Ashley Young.

Young, i cili ka qenë pjesë e Manchester Unitedit, pasi ka kryer kontrollimet mjekësore tek Interi, sot është prezantuar.

Për kartonin e tij, Interi i ka paguar Manchesterit 1.5 milionë euro dëmshpërblim, pasi anglezi kishte kontratë deri në fund të këtij edicioni.

Young 34-vjeçar, me Interin ka firmosë kontratë deri në fund të edicionit 2020/21. Ai këtë edicion ka një gol e një asistim në 18 ndeshje në të gjitha garat.

“Ka qenë ditë fantastike për mu. Është ndjenjë fantastike që jam këtu. Jam shumë i lumtur që tashmë jam pjesë e familjes së Interit”, tha Young.

“Mesazhi im për fansat është se  suksesi po kthehet në klub, për këtë jam këtu. Dua të ndihmoj ekipin t’i arrijë objektivat. Shpresojmë që t’i bëjmë fansat të lumtur dhe të fitojmë shumë trofe”.

Image