Fitoi pas vetëm 40 sekondave, këto janë pamjet e meçit të McGregorit

Fitoi pas vetëm 40 sekondave, këto janë pamjet e meçit të McGregorit

Sport January 19, 2020 - 08:30
Detajet

Connor McGregor është rikthyer fuqishëm në UFC, duke fituar ndaj Donald Cerrones në Las Vegas.

Irlandezi e fitoi meçin pas vetëm 40 sekondave në njërën prej paraqitjeve më spektakolare të karrierës së tij.

Përndryshe, McGregor nuk njihte fitore në UFC që prej nëntorit të 2016-s, derisa në tetor të 2018-s ishte mposhtur nga kampioni i peshave të lehta, Khabib Nurmagomedov./Zëri