Notat e lojtarëve: Chelsea – Arsenal, kështu u vlerësuan Xhaka e Mustafi

Notat e lojtarëve: Chelsea – Arsenal, kështu u vlerësuan Xhaka e Mustafi

Sport January 21, 2020 - 23:17

Chelsea dhe Arsenali kanë barazuar në kryendeshjen e xhiros së 24-t të ligës angleze, shkruan zeri.info

Derbi londinez u mbyll me shifrat 2:2, derisa takimi ishte një dramë e vërtetë deri në sekondat e fundit të tij.

Mysafirët arritën që të barazonin edhe pse luajtën me një lojtar më pak prej minutës së 26-të pas përjashtimit të David Luizit.

Në këtë takim dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi u paraqitën nga 90 minuta për mysafirët.

Xhaka u vlerësua me notën 7.1, kurse Mustafi me 7.7./Zëri

Image