Real Madridi fiton me vështirësi dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit

Real Madridi fiton me vështirësi dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit

Sport January 22, 2020 - 22:49
Lajmet e fundit nga sporti

Real Madridi ka shënuar një fitore të vështirë në udhëtim te Unionistas de Salamanca në kuadër të Kupës së Mbretit, shkruan zeri.info

Madrilenët fituan 3:1 në udhëtim, për të siguruar kualifikimin në të tetën e finales së këtij kompeticioni.

Gareth Bale shënoi për 1:0 në minutën e 18-të, derisa me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Vendasit arritën ta barazoinin rezultatin në minutën e 57-të me anë të Alvaro Romeros.

Por, kjo epërsi zgjati vetëm 5 minuta, derisa madrilenët rikthyen epërsine falë autogolit të Juan Gongoras (62’).

Ndërkohë, golin e fundit për mysafirët e shënoi Brahim Diaz në minutën e 92-të./Zëri