Shënoi dy gola në fitoren e Bayern Munich, Serge Gnabry tallet keq me Chelsean

Shënoi dy gola në fitoren e Bayern Munich, Serge Gnabry tallet keq me Chelsean

Sport February 26, 2020 - 08:42

Serge Gnabry dhuroi spektakël në ndeshjen e djeshme kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, anësori gjerman shënoi dy gola në fitoren 0:3 të Bayern Munich në ‘Stamford Bridge’, shkruan Zëri.info.

Ndërsa, një gol tjetër i takoi ‘bomberit’ polak, Robert Lewandowski.

Image

Gnabry para se të transferohej te Bayern Munich ka qenë edhe pjesë e Arsenalit, rivalit të përjetshëm të Chelseat.

Andaj, pas ndeshjes së djeshme, Gnabry ka gjetur kohë të tallet paksa me Chelsean dhe t’i gëzojë tifozët e Arsenalit.

“Londra është ende e kuqe”, ka shkruar Gnabry në rrjetin social ‘Twitter’.

Ndryshe, ndeshja e kthimit në ‘Allianz Arena’ mes Bayern Munich dhe Chelseat zhvillohet pas tri javësh./Zëri.info