Portieri i Napolit e ‘shkatërroi’ Leo Messin mbrëmë, disa sekonda më pas, italianët kaluan në epërsi

Portieri i Napolit e ‘shkatërroi’ Leo Messin mbrëmë, disa sekonda më pas, italianët kaluan në epërsi

Sport February 26, 2020 - 09:02

Portieri i Napolit, David Ospina ia doli ta shmang mjaft mirë Lionel Messin, para se Dries Mertens ta kalonte skuadrën italiane në epërsi.

Skuadra italiane ishte nikoqire e Barcelonës në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, shkruan Zëri.info.

Por, pak para se Napoli të kalonte në epërsi, Ospina ia doli që me mjeshtëri ta shmangte Messin në ndeshjen që u zhvillua në ‘San Paolo’.

Natyrisht, talljet për sulmuesin argjentinas nuk munguan pas kësaj lëvzije të ish-portierit të Arsenalit.

Skuadra e Gennaro Gattusos u fut në këtë ndeshje me mungesa të shumta, sidomos të Kalidou Koulibalyt.

Por, Napoli ia doli që në fund të ndeshjes të dilte me një barazim 1:1.

Pas tri javësh, ndeshja e kthimit zhvillohet në ‘Camp Nou’./Zëri.info