Gennaro Gattuso 'shpërthen' pas barazimit me Barcelonën

Gennaro Gattuso 'shpërthen' pas barazimit me Barcelonën

Sport February 26, 2020 - 09:14

Gennaro Gattuso ka reaguar në mënyrë interesante pas barazimit 1:1 me Barcelonën në kuadër të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Napoli kaloi në epërsi në pjesën e parë përmes Dries Mertens, por Antoine Griezmann barazoi rezultatin në minutën e 57-të, shkruan Zëri.info.

Goli i Griezmann ishte goditja e vetme e katalunasve në portën e David Ospinas, derisa napolitanët rrezikuan disa herë portën e Marc-Andre Ter Stegenit.

“Ne mund të bënim më mirë në dis akundër-sulme, por skuadra e bëri atë që duhej ta bënte. Ne i lejuam atyre disa raste”, tha trajneri i Napolit, Gattuso për ‘Sky Sport Italia’.

Image

“Jam paksa i zhgënjyer që nuk bëmë më shumë raste në sulm, por ne punuam shumë. Fatkeqësisht, nuk duhet ta bëjmë asnjë gabim ndaj Barcelonës”, vlerësoi më tej Gattuso.

“Natyrisht, kualifikimi është ende i hapur. Napoli ka lojtarë të fortë, dhe ne duhet të fokusohemi në maksimum”, theksoi ish-trajneri i Milanit.

Ndeshja e kthimit mes Barcelonës dhe Napolit në ‘Camp Nou’ luhet pas tri javësh./Zëri.info