Reagimi interesant i Pep Guardiolas pas triumfit brilant ndaj Real Madridit

Reagimi interesant i Pep Guardiolas pas triumfit brilant ndaj Real Madridit

Sport February 27, 2020 - 08:42

Pep Guardiola thotë se Manchester City nuk është ‘mësuar të bëjë gjëra të tilla’, pas triumfit të skuadrës së tij në Real Madrid për herë të parë në Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht se madrilenët shkuan të parët në epërsi, ‘Qytetarët’ e rikthyen rezultatin me dy gola në pjesën e fundit të ndeshjes, shkruan Zëri.info.

Ishte hera e parë që Manchester City fiton ndaj një skuadre të madhe evropiane në këtë garë në këtë fazë.

“Triumfi në ‘Bernabeu’ ishte kënaqësi e madhe për ne”, ka thënë Guardiola.

Image

“Ishte mrekulli të fitonim këtu sepse ne nuk jemi mësuar të bëjmë gjëra të tilla”, vlerësoi trajneri katalunas.

“Shpresojmë se kjo do të na ndihmojë në të ardhmen të besojmë në veten tonë”, shtoi ai.

Ndryshe, ndeshja e kthimit mes dy skuadra luhet pas tri javësh në ‘Etihad Stadium’./Zëri.info