Pasojat e mëdha nga koronavirusi, klubi i njohur evropian ul pagat e futbollistëve dhe stafit

Pasojat e mëdha nga koronavirusi, klubi i njohur evropian ul pagat e futbollistëve dhe stafit

Sport March 25, 2020 - 14:08

Shumë klube futbolli kanë nisur masa jo-popullore gjatë krizës për shkak të koronavirusit, duke ulur pagat e stafit për të lehtësuar financiarisht këtë periudhë të vështirë.

Një vendim të tillë së fundmi e ka marrë edhe klubi i madh kroat, Dinamo Zagreb, shkruan Zëri.info.

Klubi i parë në Kroaci që uli pagat për punonjësit e saj ishte Osijek, dhe tani edhe Dinamo Zagrebi e ka bërë këtë gjë.

"Që nga fillimi i krizës së shkaktuar nga koronavirusi, menaxhmenti i Dinamo Zagrebit  ka shqyrtuar pasojat financiare", thuhet fillimisht në njoftimin e klubit kryeqytetas.

"Strategjia që ne kemi vendosur për të ndalur këto pasoja, është se do të ketë ulje pagash për të mbajtur stabilitet", thuhet më tej./Zëri.info