Situata me koronavirus, Vedat Muriqi ndan në 'dysh' Fenerbahçen

Situata me koronavirus, Vedat Muriqi ndan në 'dysh' Fenerbahçen

Sport March 26, 2020 - 09:30

Koronavirusi që ka 'pushtuar' globin, gjithashtu ka dhënë edhe ndikime në futboll, sidomos te klubet që i kanë nisur planet për edicionin e ardhshëm.

Vedat Muriqi, i cili bëri një edicion të shkëlqyer me Fenerbahçen, është në dyshim për të ardhmen, shkruan 'Hurriyet', përcjell Zëri.info.

Muriqi i cili ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime në 28 ndeshje këtë edicion te skuadra turke, ende nuk e di të ardhmen e tij.

Bëhet e ditur se klubi turk mund ta shesë Muriqin për ta shtuar buxhetin e transferimeve.

Megjithatë, jo të gjithë në kryesinë e Fenerbahçes pajtohen për shitjen e Muriqit.

"Ende nuk është gjetur vlera e tij e vërtetë. Nuk është koha e shitjes", thonë burimet për mediat turke./Zëri.info