Bogujevci e Demolli nuk pranojnë daljen nga karantina pa tërë ekipin

Bogujevci e Demolli nuk pranojnë daljen nga karantina pa tërë ekipin

Sport March 26, 2020 - 22:07
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i boksit, Shefki Bogujevci dhe zëdhënësi Latif Demolli, kanë marrë sot lejen për të dalë nga karantina.

Ata bashkë me ekipin Olimpik të boksit ndodhen prej 18 marsit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Ekspedita ishte kthyer nga Londra, ku mori pjesë në turneun evropian kualifikues për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Pavarësisht lejes, Bogujevci e Demolli nuk kanë pranuar ta lënë vetëm ekipin.

“Sot ne mesditë nga Ministria e Shendetsis arritën dy letra lirimi nga karantina në Qendrën e Studentëve, për mua dhe Shefki Bogujevcin, por jo edhe për selektorin Besim Brahimi, boksieren Donjeta Sadiku e boksierët Shpëtim Bajoku, Patriot Behrami, Besart Pireva. Pa menduar dy here, e refuzuam daljen pa tere ekipin Olimpik te boksit. Së bashku kemi ardhur dhe se bashku do të dalim përkunder mallit për kthim te familja”, ka shkruar Demolli.