Futbollistët e Kosovës në bashkëpunim me FFK-në i ndihmojnë njerëzit në nevojë

Futbollistët e Kosovës në bashkëpunim me FFK-në i ndihmojnë njerëzit në nevojë

Sport May 23, 2020 - 19:49
Zbuloni detajet

Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës janë përkujdesur për njerëzit në nevojë në kohë pandemie, raporton "Zeri.info".

Futbollistët e Kosovës janë organizuar së bashku më FFK-në për t'i ndihmojnë futbollistët në nevojë në shtatë Lidhjet Rajonale të Futbollit të Kosovës.

Ditën e sotme janë shpërndarë pako ushqimore në Lidhjen Rajonale të Rajonit të Prishtinës.

Image

Image

Ndryshe, FFK së fundmi i ka ndihmuar edhe Shkollat e Futbollit me nga 1 mijë euro në kuadër të pakos emergjente.

Kujtojmë se Kosova që nga mesi i muajit mars po përballet me pandeminë COVID-19.

Superliga e Kosovës pritet që të rikthehet në aksion në qershor. /Zeri.info