Valencia konfirmon dy raste me koronavirus

Valencia konfirmon dy raste me koronavirus

Sport August 11, 2020 - 10:35
Lajmet e fundit nga sporti

Valencia ka konfirmuar se dy pjesëtarë të skuadrës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, shkruan “Zeri.info”.

Ekipi i parë, stafi i trajnerëve dhe punëtorë të tjerë u janë nënshtruar të hënën testeve për koronavirus.

Pas marrjes së rezultateve janë konfirmuar dy raste pozitive.

Personat që kanë rezultuar pozitivë do të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre, në pajtim me protokollet e La Ligës dhe të klubit.

Autoritetet shëndetësore janë informuar menjëherë për statusin e tyre, ka njoftuar Valencia./Zëri