Deçiqi nuk njeh humbje, barazon me Buduçnostin në Podgoricë
Sport
October 25, 2020 - 23:51
Deçiqi nga Tuzi ka barazuar sonte në Podgoricë kundër Buduçnositit me rezultat 2:2, duke e mbajtur statusin e skuadrës pa humbje në elitën e futbollit malazez.
Buduçnosti ishte më e mirë në fillim të ndeshje sduke shënuar me Cukanoviç dhe Bojoviç që herët, shkruan “Zeri.info”.
Por, skuadra nga Tuzi nuk u dorëzua dhe realizoi dy gola përmes Ilir Camajt.
Gjithashtu, Deçiqi lëshoi edhe disa raste të mira për shënim në fund të ndeshjes.
Me këtë barazi, Deçiqi mbetet në vendin e dytë në tabelë me 18 pikë pas dhjetë ndeshjeve.
Lider është Buduçnosti me 19 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /Zeri.info