Batatina: Llapi do ta thotë fjalën kryesore në Superligë

Batatina: Llapi do ta thotë fjalën kryesore në Superligë

Sport October 25, 2020 - 23:54

Llapi ka shënuar fitoren e parë në Superligën e Kosovës vetëm pas javës së tetë, raporton “Zeri.info”.

Skuadra nga Podujeva e ka mposhtur në shtëpi Arbërinë 2:0 në ndeshjen e zhvilluar ditën e shtunë.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se skuadra e tij do ta thotë fjalën kryesore në Superligën e Kosovës në futboll, anise ekipi që ai drejton ka marrë fitoren e parë qysh pas tetë ndeshjeve.

“Llapi ka me qenë skuadra që ka me thënë fjalën kryesore në Superligë, a bëhet kampion a jo nuk dihet por Llapi do të ketë rol determinues në Superligën e Kosovës”, ka thënë Batatina në emisionin “Sporti Total”.

Tutje, ai është shprehur se në rast se ata do të marrin pjesë në garat evropiane, do të ketë bëjnë shpenzime ekstreme.

“Do jemi skuadër që do jetë në katërshën e parë, shpresojë që ta arrijmë Evropën ndoshta jo me vendin e dytë, por me anë të kupës. Nëse ne arrijmë në evropë do të bëjmë shpenzime ekstreme dhe do të arrijmë shumë, do jemi një skuadër që do të dominojë për vite të tëra në Kosovë dhe më gjerë”, ka shtuar më tutje ai.

/Zeri.info