Shërohet nga COVID-19 futbollisti italian i Juventusit

Shërohet nga COVID-19 futbollisti italian i Juventusit

Sport April 12, 2021 - 23:26
DETAJET

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci është shëruar nga COVID-19.

Bonucci doli pozitiv me COVID-19 në fillim të muajit derisa ishte duke bërë detyren me Kombëtaren e Italisë.

Pos tij, disa lojtarë të tjerë kishin dal pozitiv, mirëpo Bonucci tani është shëruar dhe këtë e kanë konfirmuar “Bianconerët” përmes një komunikate.

“Leonardo Bonucci bëri dy testime me COVID-19 që dolën negativ. Lojtari do t’i bashkohet skuadrës nesër”, shkruhet në komunikatë.

 

Për momentin vetëm Federico Bernardeschi është i vetmi lojtar pozitiv me COVID-19.