Munishi: Shkojmë me pozitivitet shumë të madh për t'u përballur me Dritën

Munishi: Shkojmë me pozitivitet shumë të madh për t'u përballur me Dritën

Sport September 24, 2021 - 23:36
Lajmet e fundit nga sporti

Të dielën do të zhvillohet derbi më i zjarrtë në Kosovë, ai mes rivalëve lokal, Dritës dhe Gjilanit, shkruan Zeri.info.

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, ka thënë se kanë marrë masat dhe se në këtë ndeshje do të futen me pozitivitet shumë të madh.

“Motivi është i jashtëzakonshëm. Me të thënë të drejtë ne presim shumë nga kjo ndeshje. Masat i kemi marrë, jemi përgatit shumë mirë për këtë ndeshje. Të gjithë e dimë se çfarë do të thotë derbi, edhe për tifozët tanë, edhe në përgjithësi për opinonin, por edhe për skuadrën tonë. Normalisht që masat i kemi marrë dhe shkojmë me pozitivitet shumë të madh” – ka thënë Munishi për “RTV Dukagjinin”.

Takimi mes skuadrave nga qyteti i Gjilanit do të zhvillohet në kryeqytet, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja do të fillojë në ora 15:00. /Zeri.info

Standings provided by SofaScore LiveScore