Liverpooli siguron Ligën e Kampionëve, Tottenham shpëton nga rënia prej Ligës Premier
Liverpooli e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve falë barazimit ndaj Brentfordit, ndërsa Tottenham do të jetë në Ligën Premier edhe edicionin tjetër duke mposhtur Evertonin.
“Reds” zhvilluan një paraqitje të zbehet kundër Brentford, pavarësisht që mbajtën posedimin me epilogun përfundimtar 1-1.
Liverpooli ishte shumë më i mirë në pjesën e parë por që assesi s’i finalizoi rastet, derisa Brentford krijoi disa kundërsulme që gjithashtu ishin të pasuksesshme.
Ishte Curtis Jones që shënoi nga afërsia pas asistimit të Mo Salah për të kaluar Liverpoolin në epërsi (58’).
Por, gjashtë minuta më vonë Brentford u këndell falë Kevin Schade që shënoi me kokë (64’).
Kësisoj, Liverpooli e mbyll këtë sezon si pozitë e pestë me 60 pikë, kurse Brentford në vendin e nëntë me 53 sosh.
Ndërkohë, Tottenhami ka siguruar qëndrimin në Ligën Premier falë një fitore 1-0 ndaj Evertonit.
Spurs dominuan por njëkohësisht u mbrojtën për të mos pësuar ndonjë gol, që mund t’i dërgonte në Championship, sidomos me West Ham që fitoi 3-0 kundër Leeds.
Joao Palhinha ishte heroi i vendasve me një supergol për t’ua arkëtuar pikët e plota.
Kësisoj, Tottenhami qëndron në Ligën Premier si pozitë e 17të me 41 pikë ndërsa West Ham, Burnley dhe Wolves do të luajnë në divizionin e dytë anglez sezonin e ardhshëm.