SKANDALOZE: Feronikeli çon ‘peshë’ Gjeorgjinë, Federata e këtij vendi merr vendim skandaloz

Sport February 06, 2016 - 22:19

Feronikeli është bërë lajm i ditës në mediat gjeorgjiane. Jo pse mposhti skuadrën e këtij vendi, FC Zugdidi 2:1, por për shkak se ky klub ka pranuar të luajë me një skuadër nga Kosova.

Mediat gjeorgjiane kanë akuzuar drejtuesit e këtij klubi që kanë luajtur me një klub nga vendi të cilin Gjeorgjia nuk e njeh, duke e quajtur këtë skandal.

“Skandal: Zugdidi luan miqësore me skuadrën kosovare”, shkruan “sportall.ge”, raporton GazetaOlle.com.

Më pas në shkrim ata citojnë deklaratën e trajnerit të Zugdidit të publikuar në Gazetën Olle.

Titulli i mediumit tjetër ‘vz.ru’ është: “Lojtarët gjeorgjian do të dënohen për ndeshjen me klubin e Kosovës”. Sipas tyre, Federata në pajtim me UEFA-n e FIFA-n do të dënojë klubin në fjalë.