Simbole çetnike mbi hartën e Kosovës në ndeshjen Serbi-Portugali (Video)

Sport February 06, 2016 - 23:19

Në ndeshjen mes përfaqësueses së Serbisë dhe asaj të Portugalisë në Kampionatin Evropian të Futsalit të zhvilluar në Beograd tifozët serbë vazhduan me nacionalizmin e tyre anti-shqiptarë.

Në pjesën ku janë vendosur tifozët serbë shihet qartë harta e Kosovës e mbuluar me simbole çetnike serbe.

Ky banderolë është shpalosur nga tifozët e klubit të futsalit KMF Ekonomac nga Kragujevci.

Për më shumë shikoni fotografitë dhe videon. /Telegrafi/ 

 

Simbole çetnike mbi hartën e Kosovës në ndeshjen Serbi-Portugali.Foto+Video: http://telegra.fi/cfLGOs

Posted by Telegrafi Sport on 2016-02-06