Kontrata e De Geas në Real Madrid (FOTO)

Sport February 09, 2016 - 11:16

“Football Leaks” ka publikuar detajet e kontratës së portierit të Manchester Unitedit, David de Gea në Real Madrid.

Reprezentuesi spanjoll ishte pranë transferimit në Santiago Bernabeu në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës së vitit të kaluar.

Por, “Red Devils” u vonuan në dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe marrëveshja nuk u realizua. De Gea në fund mbeti në Manchester United, njësoj sikurse Keylor Navas në Real Madrid.

Navas ishte i përfshirë në ofertën e “Los Blancos” për transferimin e De Geas në Santiago Bernabeu, dhe ishte në aeroport duke u nisur për në Manchester, kur mori lajmin se duhet të kthehet prapa në kryeqytetin spanjoll.

“Football Leaks” ka zbuluar se në kontratën e publikuar, De Gea ishte paraparë të përfitonte 11 milionë euro në sezon në Madrid.

Dhe, kohëzgjatja e kontratës në Bernabeu ishte deri në qershor të vitit 2021.

Image
Image
Image