Kthehet Roma, mposht Carpin në transfertë

Sport February 12, 2016 - 22:47

Roma ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme ndaj Carpit në udhëtim me rezultat 3-1.

Pjesa e parë kaloi me dominim total të Romës, ku Salah madje qëlloi edhe shtyllën.

Në pjesën e dytë Roma bëri edhe më shumë presion dhe në minutën e 56-të ishte Digne ai që me një goditje spektakolare shënoi supergol për 1-0.

Vetëm pesë minuta më vonë Kevin Lasagna barazoi nga afërsia pas topit të ulët të Mbakogu.

Salah në fund e gjeti Edin Dzekon i cili shënoi për 2-1 (84').

Vetëm një minut më vonë super Salah shënoi një tjetër gol që ishte edhe i nokautit për vendasit për 3-1.

Me këtë fitore Roma ka 47 pikë në vendin e tretë, por përkohësisht derisa Interi dhe Fiorentina të sqarojnë hesapet mes tyre të dielën mbrëma pasi kanë nga dy respektivisht një pikë më pak në tabelë.