Zërat
Lejla Colak
Lejla
Colak

Gazetarja që e do atdheun

Zërat November 05, 2016 - 21:50

*Problemet nuk vijnë vetëm nga jashtë, e gjithë Bosnja po radikalizohet edhe përbrenda, shumë njerëz do të donin të fusin ligjin e sheriatit, vehabitë dhe boshnjaket e mbuluara, të cilat kandidojnë për poste politike. A duhet të lejoj që nesër dikush i tillë të më përfaqësoi dhe të vendos për fatin tim me bindjet e tij/saj të cekëta, me urrejtje ndaj të ndryshmes dhe të tjerëve, dhe me ideologji të rrezikshme klerofashiste që nuk janë gjë tjetër përveç se sekte dhe kulte që nuk kanë asgjë të përbashkët me arsyen dhe shoqërinë civilizuese ?

*Lamtumirë radikalistë dhe sektarë që më kërcënuat me padi dhe peticione për të më larguar nga puna për shprehjen e mendimit personal, përdorimit të figurave stilistike dhe përmendjes së dilda-s (penisit artificial) në kontekst të bisedës për ferexhe, dhe "lëndimit brutal të emocioneve". Jeni qesharak. Lamtumirë tinëzakë dhe hipokritë, lamtumirë miqtë të rrejshëm. Të gjitha maskat kanë rënë dhe jam e lumtur për këtë.

Lamtumirë Bosnjë, më në fund jam e gatshme për të të thënë lamtumirë.

Lamtumirë surratet gënjeshtare nga posteraët e fushatës parazgjedhore, mafi e pamend që shet të shenjtën, fytyrën dhe bythën për lekë dhe përfitime personale. Lamtumirë dele që po ju mundësoni këtë, të njëjtë jeni, në mos më shumë përgjegjës për këtë. Në vend që të turpëroheni, ju me krenari përshëndetni me flamuj të huaj dhe me gëzim vraponi në torishtë, sepse nuk keni (tru, ndërgjegje dhe bole) për identitetin tuaj. Nuk janë fajtor politikanët në pushtet - shansa e krijon hajdutin, JU jeni fajtor se këtë jua mundësuat ju, por marrja e përgjegjësisë është një nocion abstrakt dhe matematikë e lartë për popullin tonë.

Lamtumirë nacionalistë të helmuar të të tri palëve, që villni vrer, frustrim dhe urrejtje rreth vetes çdo ditë dhe përfundoni në rrapëllimë të armëve. Lufta në kokat e juaja asnjëherë nuk është ndalur dhe nuk do të ndalet pasi që e keni ushqim, dhe asgjë tjetër nuk dëshironi përveç luftës.

Lamtumirë dy shkolla nën një çati, shembull i vërtetë i absurditetit, i pashpresës dhe patologjisë në të cilën gjendet ky vend. Në njërën nga to vijova edhe unë.

Mirupafshim ju që e quani veten myslimanë, të cilit jeni të gatshëm "që të vdisni për vendin dhe fenë e juaj", kurse ftoni në linçim publik, djegie, dhunim dhe vrasje. Ta dini se të tillët i keni edhe në Forcat e Armatosura të Bosnjës e Hercegovinës. Njëri prej tyre është Mirza Džidić nga Zenica, që për shkak se kritikova bartjen e ferexhesë shkroi se jam "një lavire" dhe se "duhet dikush të m'i nxjerr të gjitha që kam në bark" dhe ka bërë thirrje publike që të më përdhunojnë duke thënë se "është i gatshëm të paguajë". Këta janë "ushtarë" që duhet ta ruajnë popullin e vet, por supozoj se populli do të jetë mirë derisa verbërisht do t'i besojë allahut, ai do ta shpëton nga çdo e keqe, si çdo herë deri më tash, apo jo!?

Mirë e shkroi një mik - Leila kishte të drejtë, dildo (penisi artificial) është më pak i rrezikshëm se nikaba dhe burka, sepse askush nuk bëri thirrje për përdhunim dhe vrasje për shkak të talljes dhe fyerjes të dildos.

Mos të ofendohen të gjithë njerëzit normal dhe profesionistë, ata e dinë se kush janë dhe çfarë jam duke folur unë. Në të vërtetë qëllimi është se egjër ka aty ku më së paku e pret, në të GJITHA palët. Për fat të mirë, këto më nuk janë betejat e mia, këtë herë kam vendosur që të jam më e mençur dhe më e zgjuar.

Lamtumirë radikalistë dhe sektarë që më kërcënuat me padi dhe peticione për të më larguar nga puna për shprehjen e mendimit personal, përdorimit të figurave stilistike dhe përmendjes së dilda-s (penisit artificial) në kontekst të bisedës për ferexhe, dhe "lëndimit brutal të emocioneve". Jeni qesharak. Lamtumirë tinëzakë dhe hipokritë, lamtumirë miqtë të rrejshëm. Të gjitha maskat kanë rënë dhe jam e lumtur për këtë.

Lamtumirë buburreca.

E kam dashur Bosnjën sepse Bosnja ishte e imja, të vetmen që kam pasur, por tani më nuk është i njëjti atdhe. Nuk është më Bosnja ime. Ndoshta kurrë nuk ka qenë e imja.

E vërteta është zhveshur deri në palcë, jam bërë tepër e vetëdijshme për disa gjëra dhe këtu rastësisht kam shërbye si pasqyrë, letër lakmus për vete dhe për njerëz të shumtë, për disa nga devijimet e thella të kësaj shoqërie, që ndoshta edhe kam qenë e vetëdijshme, por nuk kam dashtë ta pranoj dhe në mënyrë naive kam shpresuar se ndoshta nuk është kështu.

Në Bosnje mund të jenë të lumtur vetëm ata që e shikojnë botën në mënyrë sipërfaqësore, ata janë të kënaqur vetëm që ekzistojnë dhe nuk mërziten për gjëra "parëndësi" ose ata që e kanë përsosur aftësinë të jetesës në mohim, në ballonin e mbushur me iluzionet e veta. Por unë jo, dua më tepër nga jeta dhe nuk më interesojnë hallku, nuk dua të jetoj në iluzione, dua të gërvisht nën sipërfaqe, ta kuptoj thelbin dhe ta pranoj të vërtetën, edhe nëse më kushton.

Qava si një foshnje atë natë kur mora vesh se partia mafi SDA e u kanë shitur tokën e Vrela Bosnjës Arabëve. Kujtimet e mia të para, udhëtimet, gëzimin, fëmijërinë time, Sarajevën time, të shenjtë për mua. Në mua u thye diçka.

Nuk mundem më të ngulfatem nga pikëllimi dhe tmerri që atdheun ma shndërrojnë në xhamahiri sipas së cilës në të ardhmen (ndoshta ne nuk do ta përjetojmë, por do ta përjetojnë fëmijët, mbesat dhe nipat tanë) ata do të udhëheqin dhe vullnetin e tyre do ta imponojnë ninxhatë, që nuk kanë lidhje me të drejtën e zgjedhjeve, por me ideologjinë primitive dhe të rrezikshme të shtypjes së grave dhe satanizimin e gjithçkaje që nuk është si ta, me një ideologji të prapambetur dhe agresive që nuk di dhe nuk do të përshtatet, por me dhunë imponon të veten edhe si e tillë nuk e ka vendin në një shoqëri të civilizuar të shekullit 2.

Megjithatë, politikanëve të BH ju konvenon një fuqi me lekë dhe pushtet që do të ua ruan shpinën nga dushmanët, kështu nga frika, paturpësia dhe lakmia shitën bythën dhe tokën popullit Arab. Këta njerëz do ju kthejnë ju në robër të tyre, e ju akoma në mënyrë naive besoni se po ju bëjnë shërbim, duke bërë Dubajin e mallkuar e çka jo tjetër nga Sarajeva. Dhe mos mendoni se fitoni moral dhe virgjëri nga "Vëllezërit Arab", do të fitoni një rezervat ku boshnjo i mirë ja ka frikën më shumë se allahut dhe kërcen sikurse përzhitet kur dëgjon fjalën "dildo" (penis artificial). Keni një numër të madh të "vëllezërve mysliman" që kanë lozhat e tyre të prostitucionit në Sarajevë dhe ndodh shumëçka për të cilën publiku nuk flet pasi që nuk u lejohet, duke e ditur se secili e ruan bythën e vet.

Problemet nuk vijnë vetëm nga jashtë, e gjithë Bosnja po radikalizohet edhe përbrenda, shumë njerëz do të donin të fusin ligjin e sheriatit, vehabitë dhe boshnjaket e mbuluara, të cilat kandidojnë për poste politike. A duhet të lejoj që nesër dikush i tillë të më përfaqësoi dhe të vendos për fatin tim me bindjet e tij/saj të cekëta, me urrejtje ndaj të ndryshmes dhe të tjerëve, dhe me ideologji të rrezikshme klerofashiste që nuk janë gjë tjetër përveç se sekte dhe kulte që nuk kanë asgjë të përbashkët me arsyen dhe shoqërinë civilizuese ?

Ju mund të thoni se si këto janë vetëm "raste të izoluara", se si këta njerëz nuk kanë fuqinë as numrat që të marrin votat e shumicës, se si çdokush mund të kandidoj dhe se kjo është e drejtë e tij qytetare. Megjithatë, fakti se të tillët për herë të parë në historinë e Bosnje-Hercegovinës (dhe Evropës) dolën në publik nga katër muret e tyre e drejtpërsëdrejti në posterat politik, kjo flet shumë për gjendjen e vetëdijes në të cilën kjo shoqëri ndodhet. Kjo është e jashtëzakonshme, ky është një manifestim transparent dhe simbol i errësirës së mendjes dhe arsyes, rrënim i qytetërimit modern dhe është vetëm çështje kohe kur do të jenë më shumë në numër dhe kur do të jenë më të pushtetshëm, sepse ne e dimë se ideologjitë groteske ushqehen me frikë (e që ajri i Bosnjës është përplot), e kjo farë e keqe nga frika shumohet, shkatërron dhe merr nën kujdesin e vet.

Shumica e njerëzve në Bosnje nuk shohin dhe nuk duan të shohin se në çka u shndërrua atdheu i tyre. Nuk duan të shohin të vërtetën, sepse e vërteta dhemb dhe shumë më rehat janë nëse jetojnë me iluzionet e veta duke gënjyer veten, se gjithçka nuk është edhe aq keq. Unë vë bast se është më keq se sa mendoni ju, ndoshta këtë e dini edhe ju, por nuk dëshironi ta pranoni. Ju mund t'i mbyllni sytë para realitetit dhe të më thoni se po e teproj dhe po i zmadhoj, por po jetoni në njëmendësi dhe po jetoni në një vend ku ju gjithmonë do të jeni skllevër, vetëm se së shpejti do të keni pronar-skllevërish më të këqij se këta që i keni tani. Gjallë qofshi dhe e shihni. Sinqerisht shpresoj se jam gabim dhe se nuk do të jetë kështu, do të doja më shumë se çdo gjë tjetër.

Një ditë një mysliman më pyeti, se a është e mundur që dikush traumatizohet nga gratë e veshura në ferexhe? Po, është e mundur, ja mua të gjitha ato gra me tenda mbi vete e që ju shihen vetëm sytë, personalisht më traumatizojnë. Më traumatizojnë njëjtë sikurse juve që ju traumatizon përmendja e fjalës "didlo"(penis artificial). Këto krijesa në tenda shumicën e popullit në Bosnje po e traumatizojnë, por heshtin nga frika se mos dikush po zemërohet. Unë nuk di dhe asnjëherë nuk kam ditur të heshtë.

Mbulesa nuk ka të bëjë asgjë me të drejtën për tu veshur, ferexheja është uniformë shumë agresive i një regjimi totalitar dhe e diktaturës, simbol shumë transparent i një ideologjie ekstreme dhe radikale që na shpie prapa dhe na çon në fund të pusit.

Këtu kurrë nuk kanë jetuar myslimanët e tillë, nëna ime /nana/ gjyshja, gruaja që më rriti dhe që ishte e tëra e imja ishte myslimane. E kam respektuar zgjidhjen e saj dhe fenë e saj, e cila e mbante për vete dhe e cila ishte gjëja intime e saj, nuk ia imponoi askujt. Feja duhet të jetë diçka intime! Sidoqoftë, si e tillë myslimane "e moderuar", grua e pashkolluar nuk e ka ditur se çka në të vërtetë do të thotë islami i vërtetë - dhunë dhe satanizim i tjetrit dhe të ndryshmes, por ajo e kishte të veten, versionin e islamit të butë, si të gjitha gjyshet tona; thjesht ishte njeri i mirë. Në fund të fundit, ky nuk është islami i vërtetë. Por kjo nuk është tema e këtij statusi.

Po e shesin tokën tonë, të fëmijëve tanë që mbi te të sillen egërsisht dhe jam e pafuqishme, plotësisht, e frustruar dhe e zemëruar, dhe pastaj edhe kafshoj si një kafshë e plagosur. Emocionet e tilla vetëm depozitohen tek ne si deponi dhe fillojnë të shpërndahen dhe të na hanë përbrenda. Kjo nuk është e shëndetshme, të gjithë ata që e duan vetveten dhe mendojnë për të ardhmen e vet nuk guxojnë ta lejojnë këtë. Pjesëmarrja ime në sindromën kolektive të stokholmit të këtij kombi nuk është aq i madh që më tutje në mënyrë vetëshkatërruese ta shkatërrojë vetveten, kufijtë janë duke ulurit për t'u vendosur për këtë. Kjo nuk ishte as prerje kirurgjike, kjo ishte shkëputje e mishit sikurse nga aligatori dhe djegie e urave pas vetes.

Sidoqoftë, duhet të thyhet një ve për të bërë një omletë, për gjëra nuk duhet të vajtojmë, gjërat nuk duhet t'i sheqerosim a t'i zbukurojmë në mënyrë diplomatike, duke përdor eufemizmat elegante dhe duke gëlltit demagogjitë e lira politike që e fyejnë inteligjencën e krijesës racionale njerëzore, por me guxim duhet shikuar të vërtetën, sado që të jetë brutale dhe traumatike.

Ju lumtë individëve, aktivistëve dhe organizatave joqeveritare për mundin e tyre dhe përpjekjet për të bërë diçka të mirë në këtë vend, por është vetëm një iluzion. Qitje pluhur syve, duke hedhur fasada zbukuruese në godinat e rrënuara e themelet e të cilave janë të kalbura. Nuk mund ta bësh një pastë të ngrënshme me vezë të prishura.

Nga ana tjetër, e bukur është Çarshia dhe Sebilja edhe pëllumbat e çebapët dhe malet e Bosnjës, lumenjtë dhe natyra e paprekur dhe çdo gjë është e bukur dhe e përkryer, por kjo është vetëm një argëtim për turistët dhe mërgimtarët, e ata nuk janë të detyruar të jetojnë këtu 24/7 dhe me u ballafaquare me anën tjetër të medaljes. Vendi është shumë i bukur, në zemrën time gjithmonë do të mbetet kultura boshnjake, traditat, historia, sevdalinka, do të më mungojnë rrugët, godinat, aroma, është vendi ku jam rritur, këto askush nuk mund të m’i marrë, por shteti dhe shumica e njerëzve në te sot - të neveritshëm dhe të mjerë.

Në Bosnje nuk mund të jesh thjesht - njeri, qenie njerëzore, person me të drejtën e mendimit kritik, - duhet të jesh një dele dhe t'i nënshtrohesh kopesë dhe njërit prej barinjve, e unë kurrë nuk kam qenë dele e as dikush që do t'i përkulet dikujt apo nga frika t'i servilosem dikujt, edhe pse kjo shpesh shtrenjtë më ka kushtuar. Por ndashtë, për mua një jetë ndryshe nuk ia vlen ta jetoj. Gjithmonë vetëm të vërtetën, gjithmonë jam vetja dhe për këtë arsye kurrë nuk kam qenë as nuk mund të jem e juaja.

Nuk dua të deklarohem si boshnjake, sepse kurrë nuk kam qenë dhe kurrë më nuk do të jem boshnjake, islami nuk është feja ime. Nuk jam as Serbe, as Kroate, as "formuese", jam bosankë, gjithmonë do të mbetem një bosankë e lindur, edhe pse atdheu im nuk më pranon si të tillë. Por kjo është vetëm një rastësi, sepse po të kisha lindur në Indi do të isha indiane, në Suedi, suedeze, etj., dhe kështu pikë së pari jam person, individ, më vete.

Megjithatë, Ballkani dyfytyrësh individualitetin e konsideron si çrregullim mendor, kështu që nëse në ndonjë mënyrë e kapërcen mesataren - je dele e zezë, jotokësor, "të tjerët". Nëse ne udhëhiqemi me këtë logjikë, atëherë vendet e zhvilluara dhe të suksesshme, të cilat e çmojnë dhe e nxisin individualitetin dhe ku janë njerëzit të lumtur po i bije se nuk janë gjë tjetër përveçse institucion mental dhe, unë vullnetarisht po lajmërohem që të më "burgosin" dhe të më marrin nën sqetullat e tyre.

Mirëmbetshi dhe shëndet njerëz të mrekullueshëm nga palët e ndryshme, ju që s'keni lejuar të ju helmojnë me ideologjinë e tyre të prapambetur dhe fashiste dhe që jeni të vetmit zë i arsyes dhe shpresës në atë moçal. Faleminderit për të gjitha, sepse ju jeni e vetmja dritë e këtij shteti të kalbur dhe e Ballkanit. Me ju do të mbetem gjithmonë e lidhur dhe çdo largësi fizike nuk mund ta ndërpres këtë.

Fatkeqësisht, si të tillë jeni pakicë, kurse në moçal nuk jetohet, por mbijetohet, në sipërfaqe noton ajri grabitqar derisa bakteret ta prekin lëkurën dhe të infektojnë trurin, pra kështu lufta ime me mullinjtë e erës përfundoi zyrtarisht. Refuzoj që më tutje të vazhdoj të besoj në përpjekjet naive që është e mundur me ndërruar të pandërrueshmën, ngulfatem në baltën e huaj të një sistemi të shpërbërë dhe thithi erën e keqe të gropës skeptike.

Sindroma e Stokholmit, e cili është në kodin gjenetik të paraardhësve tanë dhe përcillet nga gjenerata në gjeneratë, si dhe ai kolektiv pas traumave dhe tmerrit nga lufta prodhon pajtueshmërinë me gjendjen status quo, në të cilën të maltretojnë dhe shfryhen mbi ty dhe pajtohesh me atë, me rëndësi "vetëm mos të shtie".

Manipulojnë me ty duke ngjallë frikë në masë, e cila nxiton të voton për "të vetin" kështu që ata" tjerët" mos ta sulmojnë, mos ta presin në qafë, që mos ta djegin. Dhe nuk arrijnë të kuptojnë se ata të "vetët" janë e keqe më e madhe, ujq të maskuar me lëkurën e deles. Ndoshta edhe e kuptojnë, por udhëhiqen me logjikën mazokiste "nëse dikush po u dashka me më grahë, le të më grahë dikush i imi". Është në pyetje një mekanizëm mbrojtës i fuqishëm i cili që në fillim do të ngulfatë çfarëdo shenje të revolucionit dhe kryengritjes popullore. Ne mund të mashtrohemi sa të duam, por këtu kurrë nuk do të jetë më mirë (së paku jo sa të jam unë gjallë, kurse e kam vetëm një jetë).

Më në fund vrava dhe varrosa iluzionet për një jetë më të mirë në Bosnje dhe Hercegovinë dhe po largohem e vendosur, e qetë dhe e lumtur, sepse unë dua një jetë të mirë për veten dhe fëmijët e mi, largimi është çështje e përgjegjësisë personale ndaj vetes dhe për ata që vijnë pas meje. Jeta është për ta jetuar dhe për ta shijuar, e jo për të mbijetuar. Jeta është për të marrë frymë thellë me mushkëri e jo të ngulfatesh nga era e keqe. Jeta është për të bërë diçka të bukur dhe të dobishme nga ajo, e këtë në Bosnje nuk mund ta bëj.

Unë zgjodh jetën.

Lejla Colak, autore e shkrimit, gazetare nga Bosnja e që i takon besimit islam, ndërsa tekstin e përktheu Ilaz Aliu

Sqarim: Të gjitha opinionet në këtë rubrikë reflektojnë qëndrimet e autorit/autorëve e jo domosdoshmërisht të NGB “Zëri” SHPK