Haradinaj: Do të mundësojmë krijimin e një parku të biznesit për investimet amerikane

Zgjedhjet 2017 June 05, 2017 - 21:24

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka premtuar se do të mundësojnë krijimin e një parku të biznesit për investimet amerikane.

Ai ka thënë se raportet me Amerikën vetëm duhet të forcohen.

“E parapëlqej ta quaj si “Bondsteel American Investment Park” – një zonë e caktuar ku mund ta kemi edhe një park biznesi vetëm për investitorët amerikan.Marrëdhëniet tona krejtësisht të veçanta me Amerikën duhet të forcohen edhe me shumë përfshirë fushën e ekonomisë”, ka shkruar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook", kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN.

“Do të punojmë fuqishëm që t’i ruajmë dhe kultivojmë marrëdhëniet tona me Amerikën në të gjitha fushat”, ka thënë ai.