Ish-deputetja fton Policinë e Prokurorinë të veproj: PDK po tenton prishjen e zgjedhjeve me institutin misterioz (Foto)
Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu thotë se ka gjetur fakte që e implikojnë penalisht Institutin Rajonal për Demokraci, i cili edhe pse nuk dihet se nga doli, u certifikua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ky institut misterioz, u përfol ditëve të fundit në media e opinion për mënyrën se si u certifikua, derisa shqetësim të njëjtë shprehën edhe organizatat joqeveritare D+ dhe Çohu, duke thënë se prapa tij mund të qëndroj ndonjë parti politike.
E Haxhiu duke publikuar profile të të angazhuarve të kësaj organizate në Facebook, ku shihet se bëjnë tifo për koalicionin PDK-AAK-Nisma, ka kërkuar intervenimin e policisë dhe Prokurorisë në këtë rast.
Organizata çuditërisht ka të angazhuar rreth 5,000 vëzhgues, më shumë se çdo organizatë tjetër.
