Tre studentë bëhen pjesë e Vetëvendosjes

Tre studentë bëhen pjesë e Vetëvendosjes

Zgjedhjet 2019 September 20, 2019 - 16:25
Detajet

Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se tre studentë i janë bashkuar kësaj partie.

“Me nga një muaj dallim në moshë e të lindur në vitin 1998, Getoari, Valdrini dhe Qëndrimi iu bashkuan Lëvizjes tonë. Getoar Sylaj ka lindur në Dardanë dhe aktualisht studion Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës”.

“Valdrin Kryeziu vjen nga Malisheva dhe është në përfundim të studimeve për Gjuhë dhe Letërsi Angleze, kurse, Qendrimi nga Dardana në mbarim të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze po mbyllë studimet edhe në Shkenca Kompjuterike në UBT. Ata thanë se me Lëvizjen i bashkon ideali dhe besimi se programi dhe vullneti ynë sjellin njëmend ndryshime rrënjësore”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

Të rekomanduara