Asambleisti i LDK-së në Deçan kalon në AAK

Asambleisti i LDK-së në Deçan kalon në AAK

Zgjedhjet 2019 September 21, 2019 - 12:48
Detajet

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD Daut Haradinaj ka bërë me dije në rrjetin social Facebook se radhëve të AAK-së i është bashkuar dhe asambleisti i LDK-së në Deçan Besnik Hulaj.

Haradinaj ka falenderuar kryetarin e Deçanit Bashkim Ramosaj për qeverisjen e mire në këtë qytet si dhe  ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që po i japin AAK-së dhe projektit 100% shtet.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Radhëve të AAK-së për shtet 100% ju bashkua asambleisti i LDK-së në Deçan së bashku me shumë anëtarë dhe bashkëvendas.

Suksese Besnik Hulajt dhe gjithë atyre që na nderuan me besimin e tyre në rrugën tonë të përbashkët.

Kryetari i Deçanit z.Bashkim Ramosaj me ekipin e tij po e dëshmon një përgjegjësi të lartë në vetëqeverisjen komunale, kjo po vërehët edhe nga besimi në rritje i qytetarëve të kësaj ane.

Ju priftë e mbara!

DH

Të rekomanduara