Kandidati për deputet i AAK-së takohet me qytetarë të Komunës së Deçanit

Kandidati për deputet i AAK-së takohet me qytetarë të Komunës së Deçanit

Zgjedhjet 2019 September 21, 2019 - 18:00
Detajet

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë Kosovës (AAK), Muhamet Kelmendi i cili njëherëshit është edhe zëvendësministër i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), është takuar sot me banorë të fshatit Shaptej.

“Në Deçan, kandidati për deputet i AAK-së zëvendësministri i Arsimit Muhamet Kelmendi, qëndroi në selinë e AAK-së në Deçan, ku ishte prezent edhe kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, u takuam me qytetarët e fshatit Shaptej dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera thuhet se “Kryetari i komunës i njoftoi qytetarët mbi problemet që i ka Deçani. Zëvendësministri i Arsimit Muhamet Kelmendi foli për arsimin, shëndetësinë, punësimin dhe kërkoj që të votohet AAK si faktori kryesor për mbrojtjen e shtetit të Kosovës”.

“Njëzërit u dha mendimi nga qytetarët për të vazhduar punë për Kosovën 100% shtet”, thuhet në njoftimin.

Të rekomanduara