Komisioni Qendror Zgjedhor ndryshon sloganin e fushatës

Komisioni Qendror Zgjedhor ndryshon sloganin e fushatës

Zgjedhjet 2019 September 21, 2019 - 22:28
Detajet

Për shkak të asociimit të sloganit të mëparshëm më sloganin e një partie politike, KQZ e ka ndryshuar atë.

Slogani që do të përdoret nga KQZ do të jetë “ Trego fuqinë tënde - VOTO “, kanë bërë të ditur burime të Gazetës "Zëri".

LEXO EDHE: Mërgimtarit nga Zvicra i refuzohet vota, kërkon sqarim nga KQZ-ja!

Ndërsa slogani i mëparshëm ishte “Votojmë për të ardhmen tonë – KQZ”. Por ky slogan ishte i përafërt me sloganin e një partie politike. Bëhet fjalë për sloganin e PDK-së “Ndërtojmë të Ardhmen!”.

Sipas këtyre burimeve, këtë çështje e kishin ngritur disa anëtarë të KQZ-së, të cilët kishin kërkuar ndryshimin e këtij slogani, pas raportimeve se është i ngjashëm më sloganin e PDK-së./Zëri

Të rekomanduara