Veseli tregon çfarë do të thotë 'Forca e Ndryshimit'

Zgjedhjet lokale 2017 September 22, 2017 - 21:05

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka sqaruar se çka nënkupton “Forca e Ndryshimit”.

I pari i PDK-së ka thënë se komunat janë fronti i parë dhe më efikas për ta përmirësuar jetën e qytetarëve.

Ja çfarë tha Veseli se nënkupton “Forca e Ndryshimit”:

1. Eliminimin e burokracisë dhe ofrimin e shërbimeve efikase, të shpejta dhe me transparencë për qytetarët, luftimin e pa kompromis të korrupsionit dhe nepotizmit. Lufta kundër korrupsionit është sfida jonë e përbashkët dhe së bashku do ta tejkalojmë.

2. Përkrahjen e ndërmarrësve, të cilët do të hapin vende pune dhe do të prodhojnë produkte për vendin dhe për eksport. Ndërmarrësit janë heronjtë e Kosovës së sotme, janë heronjtë e së ardhmes sonë dhe komuna do të jetë partneri i tyre në zhvillim.

3. Përmirësimin e infrastrukturës fizike dhe ligjore. Shkolla më të mira, shëndetësi më të mirë, furnizim më të mirë me ujë të pijes, rrugë më të mira, më shumë siguri, më shumë kanalizime, më shumë çerdhe, më shumë gjelbërim e hapësira sportive dhe më shumë turizëm. Ligje dhe administratë në funksion të qytetarit dhe që mban përgjegjës secilin zyrtar komunal.

Të rekomanduara