Jeta Xhara ‘trondit’ kandidatin e LDK-së: Gruan a e ke në renovim?

Zgjedhjet lokale 2017 September 27, 2017 - 20:59

Në “Debat Përnime” me Jeta Xharrën, sonte janë duke shpalosur programet e tyre kandidatët për kryetar të Komunës së Prizrenit.

Me të nisur debati me kandidatin e LDK-së, Hatim Baxhaku, Xharra që njihet si një ndër gazetaret që është e gatshme të përplaset me të ftuarit e saj në secilin moment, ka zënë ngushtë pikërisht Baxhakun.

Baxhaku i cili vizionin e tij për Prizrenin filloi ta shpalosë duke akuzuar kandidatin e VV-së dhe PDK-së dhe duke e sipëruar veten si kandidat më të përgatitur e më të civilizuar, tha se prizrenasit e kanë atë si opsion dhe në anën tjetër “Mollotovin” dhe krimin e korrupsionin.

Por, Xharra e pyeti Baxhakun se përse nuk ka lejuar intervistimin e gruas së tij dhe filmimin e pronave, nëse është kaq i civilizuar.

“Shtëpinë e kam në renovim prandaj kjo ka qenë e pamundur”, tha Baxhaku.

Por Xharra shkoi më tej, duke e pyetur Baxhakun nëse e ka edhe gruan në renovim.

“Gruan a e ke në renovim”, pyeti Xharra, por Baxhaku nuk ktheu përgjigje.

Të rekomanduara