Gruaja e kandidatit për kryetar të Prizrenit nuk i jep intervistë Jeta Xharrës

Zgjedhjet lokale 2017 September 27, 2017 - 21:13

Kandidati i Partisë Fjala për kryetar të Komunës së Prizrenit, Nexhmedin Ramadani është i ftuar në “DebatPërnime” me Jeta Xharrën, ku bashkë me kandidatët e tjerë po paraqet planprogramit e tij për këtë komunë.

Gazetarja Xharra e ka pyetur Ramadanin se përse gruaja e tij nuk ka pranuar që të jap intervistë për emisionin.

Ndërsa, Ramadani është përgjigjur duke thënë se ajo ka qenë shumë e përkushtuar në kryerjen e haxhit dhe nuk ka qenë e gatshme për intervistë.

“Unë në këtë haxhin e fundit kam qenë… dhe gruaja ime vetëm për këtë nuk ka pranuar sepse ka qenë shumë e emocionuar dhe e përkushtuar për të kryer haxhin dhe nuk ka qenë e gatshme për intervistë”, ka thënë ai.

Sa për tallje, Ramadani në fund tha se edhe udhëheqësit e emisionit nuk kanë “qenë të zhdërvjellët për të nxjerr intervistën”. 

Të rekomanduara