Kandidati për kryetar komune akuzohet nga gruaja se nuk i mban premtimet: Qe disa vjet…

Zgjedhjet lokale 2017 September 27, 2017 - 21:38

Kandidati i AKR-së për kryetar të komunës së Prizrenit, Osman Krasniqi, mund të premtojë ndriçim publik për rrugët e fshatrave dhe qytetit të tij në fushatën për kryetar të komunës, por bashkëshortja e tij, Ajtenja e ka sfiduar në #DebatPernime për një punë të pakryer në shtëpinë e tij.

“Ka disa vjet që e kam lutë me e rregullu një fener këtu në shtëpi. Kurrë jo nuk thotë, e kurrë nuk e ka rregullu”, tha Ajtene Krasniqi, bashkëshortja e Osman Krasniqit në DebatPernime, në rubrikën ku gratë apo familjarët flasin për kandidatët për kryetar të komunës.

Para se të shkojë në premtimet për komunën, moderatorja Jeta Xharra i ka kërkuar Krasniqit që të premtojë nëse brenda javës do ta rregullojë këtë fener, premtim të cilin ai e dha publikisht.

Kallxo.com do të raportojë gjatë javës për fatin e këtij premtimi.

Të rekomanduara