Ja cili kandidat nga Prizreni e përdor biçikletën?

Zgjedhjet lokale 2017 September 27, 2017 - 22:13

Debati zgjedhor i "Jeta në Kosovë" sonte është zhvilluar në Prizren ku kandidatët kanë shpjeguar ofertat e tyre për qytetin.

Por sikurse në emisionet tjera, edhe kësaj radhe kanë lënë shije interesante paraqitjet e bashkëshorteve. Disa prej tyre nuk janë deklaruar e të tjerat kanë folur për bashkëshortet e tyre.

Por ajo çfarë binte në sy është se kandidati i Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka bashkëshorten e kishte turke e cila kishte vendosur të fliste në gjuhën shqipe.

Një deklaratë interesante e ka dhënë bashkëshortja e kandidatit të PDK-së, Shaqir Totaj e pyetur nëse kryetari do ta përdorte veturën e komunës. "Nuk e besoj sepse Shaqa zakonisht e përdorë biçikletën" ka thënë ajo.

Të rekomanduara