Ky është plani i Idriz Vehapit për shëndetësinë në Rahovec

Zgjedhjet lokale 2017 September 27, 2017 - 23:11

Kryetari aktual i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, në Magazina Lokale në Klan Kosova, ka shpalosur programin për shëndetësi në rast se merr edhe një mandat, njofton Klan Kosova.

Ai tha se në disa fshatra të Rahovecit do të ndërtohen mjekësi familjare, gjithashtu Rahovecit do t’i shtohet edhe një qendër emergjente.

“Plani jonë për shëndetësi: do të punojmë me infrastrukturën sepse ka nevojë nëpër disa fshatra të ndërtohen disa mjekësi familjare të vogla. Por, duhet të zbatohet ligji për shëndetësi, numri i banorëve me numrin e mjekëve. S’ka mjek të mjaftueshëm sepse numri i punëtorëve është i kufizuar”.

“1 mjek duhet me qenë për 2000 deri 2500 njerëz, kemi 20 mjekë më pak, s’mund t’i marrim sepse s’na lejon Ministria rritjen e punëtorëve”.

“Rahoveci do të bëhet me repart të dializës, kemi në plan ndërtimin e një qendre emergjente shumë moderne, i cili do të finalizohet shpejt në mënyrë që t’ju ofrojë qytetarëve shërbime primare”.

Të rekomanduara