Valdete Idrizi shpalos programin për zhvillim ekonomik të Mitrovicës

Zgjedhjet lokale 2017 September 29, 2017 - 22:45

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetare të Mitrovicës Jugore, Valdete Idrizi, ka thënë se po që se ajo vjen në pushtet ka një plan të gjerë ekonomik që do ta zhvillonte qytetin.

Idrizi në Magazina Zgjedhore në Klan Kosova pohoi se do të fillojë me finalizimin e zonës së lirë ekonomike.

“Zona e lirë ekonomike duhet të finalizohet, sepse infrastruktura përcjellëse nuk ekziston”, ka deklaruar Idrizi. “Kemi një projekt shumë konkret, për përpunimin e gurëve dekorativ”.

“Do të punojmë në dhënien e ndihmës bizneseve familjare dhe në subvencionim të bujqësisë. Po ashtu synojmë të plotësojmë nevojat e tregut, për profile deficitare”.

Të rekomanduara