Ferati: Partner serioz për zhvillim e shoh veç diasporën

Zgjedhjet lokale 2017 September 29, 2017 - 22:46

Fehmi Ferati, kandidat për kryetar të Mitrovicës nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se synim i tij nëse merr mandatin është përmirësimi i ambientit biznesor, në mënyrë që të thithen investimet nga jashtë.

Ai në Magazinën Lokale të Klan Kosovës ka deklaruar se projektet e tij janë të matshme dhe të realizueshme, ndërsa ka nënvizuar se partner kryesor për zhvillim të qytetit ka diasporën, njofton Klan Kosova.

“Mitrovicës fillimisht i duhet analiza e situatave ekonomike dhe sociale, gjë që nuk është bërë kurrë. Duhet bërë amandamentimi i rregulloreve, të cilat duhet t’i përshtaten jetës së qytetarëve. Projektet tona janë të matshme, reale dhe speficike – të arritshme”.

LEXO EDHE: Valdete Idrizi shpalos programin për zhvillim ekonomik të Mitrovicës

“Ne do të hapim zyrën për përfaqësim direkt të diasporës. Do ta thëmelojmë ndërmarrjen publike banesore. Si dhe gjatë mandatit tonë, pranimi i punëve publike do të bëhet nga qytetarët me nënshkrim, dhe jo sic bëhet deri tani”.

“Nuk ka investime në një vend ku nuk ka stabilitet politik dhe administratë të korruptuar. Unë kam dokumentacion që tregon se është kërkuar mito për investime. Problemi numër një në Mitrovicë është se nuk ka njerëz të përgatitur për treg pune. Ne e shohim si partner të sigurt për zhvillim vetëm diasporën”. 

Të rekomanduara